Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur nga luftëtarët talebanë. Ata qëlluan drejt një turme që po festonte Ditën e Pavarësisë në Asadabad. Sipas dëshmitarëve dhe videove në mediat sociale, talebanët qëlluan pasi dikush goditi me thikë një luftëtar taleban.
Në Jalalabad, luftëtarët taleban qëlluan mbi njerëzit që valëvitnin flamurin kombëtar afgan, duke plagosur një burrë dhe një adoleshent.

Në Khost, luftëtarët taleban kanë imponuar një shtetrrethim për të ndaluar protestat kundër tyre, ndërsa njerëzit gjithashtu kanë dalë në rrugët e Kabulit, duke mbrojtur flamurin e republikës.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...