Një video e tmerrshme është publikuar nga zona rebele e Sirisë, ku një njeri duke uluritur mbante në duar kufomën e një fëmijë të vdekur.
Njeriu i vrarë mund të shihet duke mbajtur kufomat e fëmijës në zonën rebele të Ghouta Lindore pranë kryeqytetit Damask, të përshkruar kohët e fundit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres si “ferri mbi tokë”, transmeton portali arbresh.info
OKB ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të parandaluar masakrën që po ndodh në Ghoutan Lindore, ku rreth 400 mijë njerëz janë nën rrethim që nga viti 2013.
Sipas Obervatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, për pesë ditë janë vrarë rreth 403 civilë, duke përfshirë rreth 95 fëmijë.
Sulmet ajrore të qeverisë siriane, në mbështetje nga forcat ruse janë duke vazhduar, ndërsa civilët janë duke kërkuar strehim në zona të mbrojtura./Daily Mail/arbresh.info/

Arrestohet personi që goditi për vdekje 74 vjeçarin në Skend...
69 aksidente trafiku dhe mbi 2,400 gjoba brenda 24 orëve
Inter ul çmimin e kërkuar për Bastonin, alarmohen dy gjigant...
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...