Një numër i madh i luftëtarëve të ISIS-it janë duke u mbajtur në një burg të stërmbushur në Mosul në kohën kur trupat irakiane janë duke u akuzuar për abuzim të të drejtave.
Fotografitë tregojnë burra të vendosur në një vend në një temperaturë 45 gradë Celsius në burg, pa elektricitet e ventilim, transmeton portali arbresh.info.

Në këtë ndërtesë po mbahen rreth 370 të burgosur.
Bëhet e ditur së shumë të burgosur janë infektuar me sëmundje, probleme me lëkurën, e tërë kjo për shkak të mos ekspozimit në diell. Madje ata as nuk mund të ecin, sepse këmbët e tyre janë ënjtur.
Më shumë se 1,150 të ndaluar kanë kaluar nëpër këtë burg gjatë tre muajve të fundit, me 540 të dërguar në Bagdad për hetime të mëtejshme./Arbresh.info

Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...