Ka pretendime se mund të jetë shkaktuar nga pluhuri ndonjë meteori, apo rezultat i testimit të ndonjë arme të re nga Moska, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, banorët e shqetësuar besojnë të jetë nga objektet fluturuese të paidentifikuara, eklips i paparalajmëruar, ‘punë e djallit’, apo tym nga zjarret masive verore.
Qendra për mbrojtje në Moskë dhe meteorologët, nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim për errësirën e papritshme, që zgjati nga ora 11:30 deri në 14:00. Nuk ka raporte për meteorë, eklipse apo teste armësh – aq më pak ndonjë aktivitet jashtëtokësor.
“I ndezëm dritat sepse u errësua. Përjashta nuk shihej mirë dhe nuk po mund të rrinim në rrugë, sepse ndjenim një shtrëngim në gjoks”, ka thënë një banore. Ajo ka hedhur poshtë se ishte shtresë pluhuri apo tymi, duke thënë se ajri ishte i pastër dhe nuk ndihej asnjë erë.
Raportohet se në të njëjtën kohë ka rënë edhe temperatura, duke e bërë situatën edhe më misterioze dhe të pashpjegueshme.

Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...