Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur për shkak të përplasjes së një kamioni në turmë në rrugën Burbon të Nju Orllinsit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë përmes një deklarate i dyshuari për kryerje të sulmit është i vdekur dhe që sulmi po hetohet si “akt terrorizmi”.
Në deklaratë është bërë e ditur se i dyshuari është përfshirë në përleshje të armatosur me policinë dhe që si përfundim është i vdekur.
Sulmi ka ndodhur në një zonë shumë të popullarizuar për turistët.
Kryeinspektorja Anne Kirkpatrick ka thënë se incidenti ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe që ngasësi e ka drejtuar kamionin në rrugën Burbon me shpejtësi të madhe.
Kirkpatrick ka thënë se burri ka shpërfaqur “sjellje të qëllimshme” dhe ka tentuar të godasë sa shumë njerëz.
Ajo ka paralajmëruar që numri i viktimave mund të ndryshojë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden është njoftuar për “lajmin e tmerrshëm”, dhe që presidenti ka kontaktuar me zyrtarë të Nju Orllinsit./rel
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...