FBI, në bashkëpunim me policinë e Providence, ka ofruar një shpërblim deri në 50 mijë dollarë për informacion që çon në arrestimin e një “personi të ri me interes” si të dyshuar për të shtënat vdekjeprurëse në Univeristetin e Brown.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e individit, ndërsa hetimet për sulmin e ndodhur të shtunën po vazhdojnë.
Shefi i Policisë së Providence, kolonel Oscar Perez, tha se kanë kaluar më shumë se dy ditë nga incidenti dhe se presioni për arrestimin e të dyshuarit është maksimal.
“Jemi në orën e 49-të dhe askush nuk dëshiron ta vërë këtë individ në pranga më shumë se ne”, deklaroi ai.
Gjatë një konference për media, autoritetet publikuan disa klipe të shkurtra të individit, të regjistruara para sulmit. Pamjet tregojnë një person me maskë të zezë në fytyrë, i veshur me xhaketë dhe pantallona të errëta, si dhe me një kapuç leshi të errët.
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar