Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet në shumë vende të botës. Për shkak të transmetueshmërisë së shpejtë të tij, në shumë shtete ka filluar një valë e re e virusit.
“Varianti “Omicron, ka një shkallë të lartë transmetueshmërie më shumë se çdo mutacion tjetër i Covid. Ky variant do t’i infektojë pothuajse të gjithë”.
Kështu thotë eksperti amerikan për sëmundjet infektive Anthony Fauci, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në menaxhimin e urgjencës Covid.
“Të vaksinuarit dhe ata që marrin dozën e tretë do të ekspozohen” ndaj variantit, shpjegon Fauci, dhe shumë prej tyre ndoshta do të infektohen, por, me shumë mundësi, nuk do të përfundojnë në spital dhe nuk do të vdesin”, ka theksuar ai. /abcnews.al/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...