Vaksinimi masiv në SHBA mund të fillojë në javën e tretë ose të katërt të muajit dhjetor, sipas ekspertit të lartë të sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.
Sipas BBC, deklarata e tij vjen pas analizës së Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), që vaksina e Pfizer dhe BioNTech plotëson “kriteret e suksesit”.
Fauci tha për BBC se tani mund të lëshohet një autorizim përdorimi emergjent brenda disa ditësh.
“Kur kjo të ndodh, shumë shpejt pas kësaj ne do të jemi gati të fillojmë aplikimin e vaksinës në grupet me përparësi të lartë”, tha ai.
Britania e Madhe është vendi i parë në botë që filloi vaksinimet me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech. Efikasiteti i kësaj vaksine vlerësohet të jetë rreth 95% në rast se aplikohet me dy doza të një personi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...