Ndërkohë që vaksina e Pfizer / BioNTech shpërndahet, dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, është shprehur se kemi të bëjmë me diçka vërtet historike.
“Nga të gjitha vaksinat që unë kam qenë i përfshirë në zhvillimin, kjo spikat si arritja më mahnitëse. Me të vërtetë një përpjekje e jashtëzakonshme ekipi që përfshin akademinë, qeverinë dhe sektorin privat,” i tha Fauci CNN.
Ekipi në NIAID ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së Moderna-s për Covid-19. Këshilltarët e vaksinave në Administratën e Ushqimit dhe Barnave do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar një autorizim të përdorimit emergjent për vaksinën Moderna.
Si kandidati i Moderna-s ashtu edhe vaksina e autorizuar së fundmi nga Pfizer / BioNTech kanë rezultuar të jenë rreth 95% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike.
Të dy vaksinat mbështeten në të njëjtën teknologji, duke përdorur një version sintetik të mRNA ose “Messenger RNA”, një varg i kodit gjenetik.
Vaksina Pfizer është vaksina e parë në botë që autorizohet duke përdorur këtë teknologji. Tani është i autorizuar për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale