Një tiketë e shitur në Karolinën Jugore ka qëlluar gjashtë numrat në lotarinë Mega Millions që është luajtur këtë xhiro, për një shumë rekord prej 1.6 miliard dollarësh, njofton lotaria shtetërore në ueb faqen zyrtare,
Tiketa përkon me pesë numrat 5, 28, 62, 65, 70 dhe Topin Mega 5 që u tërhoqën të martën mbrëma, transmeton portali arbresh.info.
Kushdo që qëlloi gjashtë numrat për të fituar xhekpotin mund të zgjedh pagesën e menjëhershme në para të gatshme prej 904 milionë dollarësh apo të marrë 1.6 miliard përgjatë 29 viteve.
Është ende e paqartë nëse tiketa të tjera fituese janë shitur diku tjetër.
Mund të ndodhë që asnjëherë nuk do të dihet kush e bleu tiketën me gjashtë të qëlluara në xhiron e së martës.
Karolina e Jugut është një nga tetë shtete – së bashku me Delaware, Gjeorgji, Kansas, Maryland, North Dakota, Ohio dhe Teksas – ku fituesit mund të mbeten anonim./Arbresh.info/
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...