Rreth 20 familjarë të shtetasve gjermanë që mbahen peng në Gaza u mblodhën jashtë ambasadës gjermane në Tel Aviv, kur kancelari Olaf Scholz mbërriti në Izrael.
Sikurse edhe liderëve të tjerë, Scholz i kërkohet që të përdorë gjithë pushtetin e tij për të siguruar lirimin e tyre.
Rikarda Luk njohu vajzën e saj në një video që qarkulloi online. Ajo tha se lajmi i fundit që mori ishte se vajza e saj kishte një plagë në kokë dhe se po mjekohej në Gaza.
“Shpresoj që vajza ime të tregohet e fortë që të rezistojë. Uroj që ajo të jetë mirë dhe që të mund ta lirojmë,” – tha nëna e Shani Louk.
Ndërkohë, e ëma e Maja Shem ka reaguar ndaj videos që militantët e Hamasit publikuan me të bijën.
“Nuk e dija nëse ajo ishte gjallë apo kishte vdekur deri dje. Dija vetëm që ajo ishte rrëmbyer. I lutem të gjithë botës që të ma kthjenë vajzën time. Ajo vetëm sa shkoi në një festival për t’u argëtuar, ndërsa tani është në Gaza,” – tregoi Keren Schem, nëna e Maya Schem.
Videoja me Maja Shem është e para që grupi militant ka publikuar lidhur me pengjet që po mban. Ushtria izraelite deklaroi të hënën se personat e rrëmbyer në Gaza ishin 199, më shumë nga përllogaritjet paraprake. Ndërsa Hamas njoftoi se ata ishin nga 200 në 250./euronews
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028