Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet.
Ai u ka thënë të martën ligjvënësve se është “befasuar” kur ka mësuar se një studim i brendshëm i Facebook-ut ka gjetur se 17 për qind e vajzave adoleshente kanë thënë se platforma Instagram – në pronësi të Facebookut – u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim.
Ai ka kritikuar këtë kompani pse nuk ka ndarë studimin me prindër, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë, duke shtuar se “duhet bërë gjënë e duhur” dhe duhet të publikohen informacionet.
Më herët gjatë këtij muaji, ish-punëtorja e Facebook-ut, Frances Haugen, ka akuzuar kompaninë se ka qenë e vetëdijshme për dëmin që u shkaktohet disa adoleshenteve dhe nuk ka qenë shumë e sinqertë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformimit.
Facebook, në anën tjetër, ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk ka të dhëna për t’i mbështetur ato. /REL/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...