Sipas Agjensisë së Inteligjencës Austriake, Evropa pritet të goditet nga një valë e re e migrantëve.
Ata kanë theksuar se më shumë se 15 milionë emigrantë nga Afrika priten të hyjnë në Evropë deri në vitin 2020, transmeton arbresh.info.
Agjensia ka deklaruar se zgjidhja e vetme për parandalimin e fluksit të madh të emigrantëve është forcimi i ekonomisë në vendet afrikane, krijimet e vendeve të punës dhe arsimimi.
Megjithatë, sipas tyre duhet një punë e madhe dhe investim i madh për t’i binduar njerëzit që të qëndrojnë në vendin e tyre të origjinës.
Raporti i bëri thirrje gjithashtu për vendet e origjinës për të investuar në monitorimin e kufijve të tyre dhe për të zvogëluar “rrjedhjen e emigrantëve”.
Analistët kanë theksuar se gjatë viteve 2013-2016 më shumë se gjysmë milionë afrikanë kanë emigruar në vendet e BE-së, kryesisht nga Eritrea.
Rreth 100 mijë emigrantë nga Eritrea besohet se janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës, ndërsa Nigeria mban vendin e dytë për nga ana e azilkërkuesve./Arbresh.info
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...