Evropa sapo ka përjetuar dimrin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thonë ekspertët e Bashkimit Evropian për klimën.
Shërbimi i Ndryshimit të Klimës së Kopernikut (C3S) tha se midis dhjetorit 2019 dhe shkurtit 2020, temperaturat ishin 3.4 gradë Celsius mbi temperaturat mesatare krahasuar me vitet 1981 dhe 2010.
Temperaturat ishin 1.4 gradë më të ngrohta se dimri më i ngrohtë i regjistruar më parë, më 2015-16, tha organizata.
C3S tha që Evropa Veriore dhe Lindore veçanërisht u preken nga tendenca e ngrohjes.
Drejtori i organizatës, Carlo Buentempo, tha se situata nuk mund t’i atribuohet vetëm ngrohjes globale, megjithëse ka të ngjarë që ajo të kontribuojë në këto ndryshime.
“Ndërsa kjo ishte një ngjarje me të vërtetë ekstreme në vetvete, ka të ngjarë që ajo të jetë bërë më ekstreme nga tendencat globale të ngrohjes” tha ai./rel
E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin...
Dalin pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mi...
Nuk i deklaroi 38 mijë dollarë në kufi, 67-vjeçarit në shtëp...
Protestuesit në Danimarkë mbështesin Grenlandën pas kërcënim...
Man Utd – Man City, formacionet zyrtare
Kurti bëri homazhe me rastin e përvjetorit të 45-të të vrasj...