Kufizimet për shkak të pandemisë kanë pasur ndikim të madh në modelet e konsumimit të kanabisit dhe ekstazisë, me përdorimin e kanabisit në rritje dhe përdorimin e drogës në klub (MDMA / ekstazi) në rënie, sipas një studimi të publikuar nga Agjencia Europiane e Drogës (EMCDDA).
Rezultatet e publikuara në faqen zyrtare të agjencisë janë shpërndarë në faqen e tij në Facebook nga psikiatri Ivan Celiq, drejtues i Institutit për Çrregullime të Dyfishta në Klinikën Psikiatrike Vrapce në Zagreb dhe deputeti i HDZ-së, shkruan media kroate Index, transmeton portal arbresh.info
Studimi, i cili përfshinte njerëz mbi 18 vjeç, u krye midis marsit dhe prillit 2021 në 30 vende (21 në BE dhe 9 jashtë BE-së) kur shumica e popullsisë ishte nën masat e kufizimit për shkak të pandemisë.
Rreth 50 mijë të rritur i janë përgjigjur anketës nga 21 shtetet anëtarë të BE-së dhe Zvicra.
Kanabisi ishte droga më e përdorur dhe 93 për qind e të anketuarve raportuan se e kishin përdorur atë në 12 muajt e mëparshëm, me dallime të vogla midis vendeve.
MDMA/ekstazia (35 për qind), kokaina (35 për qind) dhe amfetamina (28 për qind) ishin substancat e tjera të paligjshme më të shpeshta të raportuara dhe renditja e tre drogave ndryshonte nga vendi në vend.
Të dhënat e paraqitura i referohen të anketuarve që kanë përdorur të paktën një drogë të paligjshme në 12 muajt para studimit.
Më shumë se 2,000 të rritur (2,174) nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia iu përgjigjën anketës. Shumica e të anketuarve (91 përqind) thanë se kishin përdorur kanabis në 12 muajt e mëparshëm, të ndjekur nga kokaina (38 përqind), MDMA / ekstazi (22 përqind) dhe amfetamina (20 përqind)./arbresh.info/
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...