Europa Lindore pritet të vuajë nga rritja e popullsisë gjatë dekadave të ardhshme.
Numri i njerëzve në Bullgari pritet të bie drastikisht, thonë Kombet e Bashkuara, nga 7,08 milionë tani në 5,42 milion deri në vitin 2050, transmeton portali arbresh.info
Të njejtin fat pritet ta pësojnë edhe Letonia dhe Lituania, por pa lënë anash Rumaninë dhe Moldavinë.
Ishujt e virgjër të SHBA-ve pritet të jenë i vetmi vend tjetër në botë që do të shohë popullsinë e saj të tkurret me të njejtin ritëm.
Ekspertët thonë se nivelet e pjellorisë në rënie dhe emigracioni ekonomik po kombinohen për të zvogëluar numrin e njerëve në disa vende të Europës Lindore.
Shkalla e lindshmërisë së shteteve të Bashkimit Europian ka rënë nga 2.6 lindjet për grua në vitin 1960 në 1.6 në 2015.
Polonia, popullsia e të cilave parashikohet të bjerë me gjashtë milionë gjatë tre dekadave të ardhshme, kishte një nivel fertiliteti prej 1.32 në vitin 2015. Kjo është një nga nivelet më të ulëta në BE.
Sipas zyrtarëve thuhet se emigrimi ka luajtur një rol të madh për popullsinë në rënie. Bruegel, një think-tank ekonomik me bazë në Bruksel, pohoi në një raport të kohëve të fundit se popullsia e të rinjve në Letoni dhe Lituani ka rënë deri në 25% midis 2008-2014 si rezultat i emigrimit./arbresh.info/
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...