Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se Turqia e ka tejkaluar nevojën e saj për t’u anëtarsuar në BE.
Ai gjithashtu e ka akuzuar Europën për strehimin e terroristëve, transmeton portali arbresh.info
“Në të vërtetë, ne nuk kemi nevojë që të anëtarësohemi në BE”, tha ai gjatë një fjalimi në parlament.
Edhe pse nuk përjashti krejtësisht ambicien e pranimit të Ankarasë në bllok, ai tha se ‘Turqia nuk do të heq dorë e para’.
“Nëse BE-ja dështon, atëherë vetëm një mënyrë për ta bërë këtë. Kjo është anëtarësimi i Turqisë në BE dhe fillimi i një veprimi të rritjes kulturore dhe ekonomike”, shtoi ai.
Turqia ka kërkuar deportimin e të akuzuarve për përfshirje në përpjekjen për grusht shtet të vitit të kaluar.
“Europa është kthyer në një strehë të terroristëve dhe ka dështuar në luftën kundër terrorizmit”, shtoi Erdogan.
Ai gjithashtu ka fajësuar BE-në edhe për strehimin e kurdëve./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...