Bashkimi Evropian duhet të fillojë procesin e decentralizmit dhe të japë të drejtën e vendimarrjes shteteve anëtare, tha fituesi i çmimit Nobel për ekonomi Oliver Hart.
Për platformën mediate EurActiv ai tha se ‘Brukseli ka shkuar shumë larg centralizimit dhe pushtetit’ dhe sipas tij nëse BE-ja nuk e braktis këtë lloj lidershipi ‘nuk do të mund të mbijetojë’, transmeton arbresh.info.
“Të 28 vendet e BE-së nuk janë mjaft homogjene që të funksionojnë me një monedhë të vetme”, tha profesori i Universitetit të Harvardit.
Hart shtoi se Brukseli duhet të rikthejë fuqinë e vendeve që janë anëtare të BE-së, por ‘duhet të ruajë kontrollin në disa fusha të rëndësishme sikurse tregtia e lirë dhe lëvizja e lirë’.
Ai ka theksuar se ‘euro ka qenë një gabim i madh i BE-së’.
“Nuk do të ishte aspak gabim nëse në të ardhmen BE-ja braktis monedhën e përbashkët”, shtoi ai./Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...