Etiopia do të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë në pjesën jugore të vendit.
Në kuadër të projektit katër miliardë pemë të iniciuar nga kryeministri i vendit, Abiy Ahmed, më 29 korrik me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave do të mbillen 200 milionë fidanë në pjesën jugore të vendit.
Kryetari i Zyrës së Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore të rajonit Gedeo, Leta Legesse, është shprehur se për rajonin e tyre kanë përgatitur 10 milionë fidanë.
“Kemi përfunduar përgatitjet për një rekord të ri botëror” u shpreh ai, duke theksuar se dëshirojnë të arrijnë synimin prej 4 miliardë të cilin e ka vendosur kryeministri.
India në vitin 2016 kishte thyer rekord duke mbjellë mbi 50 milionë fidanë brenda 24 orëve me pjesëmarrjen e rreth 800 mijë personave./atsh/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...