Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, tha në një intervistë për gazetën “Kyiv Independent” se vendi i tij mund të blejë avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan dhe t’i transferojë ato në Ukrainë.
Pavarësisht se ka pranuar se vendi i tij aktualisht nuk e ka këtë lloj avioni, ai deklaroi se kjo është një ide “shumë e logjikshme”.
Aktualisht, avionët F-16 po kërkohen shumë. Në fakt, shumë forca ajrore po mendojnë të zëvendësojnë avionët e tyre luftarakë të vjetëruar me F-16, për arsye se këta avionë, të prodhuar nga Lockheed Martin, janë me efektivitet të provuar.
Pasi kishte arritur sukses të madh në tregun e eksportit, F-16 u zgjodh për të shërbyer në forcat ajrore të 25 vendeve, ka marrë pjesë në konflikte të shumta dhe veçanërisht në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.
“Tani, Rusia ka epërsi ajrore dhe ky është një problem”, paralajmëroi Reinsalu.
Për më tepër, disa javë më parë Reinsalu u bëri thirrje aleatëve që të dërgojnë tanke në Ukrainë për të garantuar mbrojtjen ajrore të vendit, duke vënë në dukje se vonimi i dorëzimit të armëve të rënda në Kiev do të ishte njësoj si “nënshkrimi i një vendimi që Ukraina të humbasë”.
Në këtë kontekst, ai ka dashur të theksojë se Presidenti rus, Vladimir Putin, tashmë ka bërë një “gabim strategjik” duke menduar se mund të arrijë rezultate shpejt në Ukrainë.
Sipas tij, Putini po ushtron ndikimin e tij duke e zgjatur këtë luftë dhe duke dobësuar vullnetin perëndimor me synimin që Perëndimi të kërkojë një lloj zgjidhjeje të veçantë politike.
Kjo është arsyeja pse Reinsalu paralajmëroi se do të ishte “shumë e rrezikshme” nëse disa aleatë do të ndalonin mbështetjen e Kievit./A2
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...