SHBA-ja do të vendosë mekanizmat e nevojshëm për të mbrojtur burimet siriane të naftës të Deir Ezzor, rimarrë nga milicët kurdë luftëtarëve të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, njoftoi sot kreu i Pentagonit, Mark Esper.
“Ne kemi marrë masa tashmë për të riforcuar pozicionin tonë në Deir Ezzor dhe kjo do të përfshijë forca të mekanizuara, për t’u siguruar që grupi i Shtetit Islamik nuk do të ketë akses në një burim të ardhurash që do t’i mundësonte të godiste në rajon, në Europë, në SHBA”, theksoi ai, në një konferencë shtypi në përfundim të takimit me homologët e Aleancës.
SHBA-ja njoftoi dje dërgimin e forcave ushtarake shtesë për të mbrojtur burimet e naftës në lindjen siriane, pas tërheqjes së tyre nga zonat kufitare me Turqinë./atsh/
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet
I vazhdohet paraburgimi Thaçit