Pas Macron edhe Erdogan ra viktimë e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e eskortës së Trump, duke u detyruar të priste në këmbë për disa minuta derisa të përfundonte lëvizja e presidentit amerikan.
Megjithatë, në ndryshim nga reagimi i qetë e gazmor i presidentit francez, i cili nuk hezitoi ta telefononte Trump, presidenti turk pati një reagim krejt tjetër.
Siç shihet në pamjet filmike, Erdogan ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk kishte asnjë dëshirë të bënte shaka për pritjen e tij.
Klikoni për të shikuar videon.
Nga ana tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron pati një reagim krejtësisht të ndryshëm të hënën në mbrëmje në New York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së.
Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai e gjeti veten para një bllokade policore që ishte ngritur ndërsa autokolona e Donald Trump po lëvizte.
“Më falni, zoti President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndalur kudo”, i shpjegoi një oficer policie Macronit të shtangur.
Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit pasi telefonoi homologun e tij amerikan, të cilit i dëgjoi t’i thoshte: “Merreni me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju”.
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...