Presidenti amerikan Donald Trump dhe korrespondenti i CNN-it në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta janë përfshirë në një debat verbal të nxehtë.
Debati i tyre ka përshkallëzuar deri në atë nivel që presidenti i tha gazetarit që të ulet, kurse ndihmësit e tij mundoheshin t’ia merrnin mikrofonin nga duart, transmeton portali arbresh.info.

“CNN duhet të turpërohet që ti punon për ta. Ti je një person i vrazhdët dhe i tmerrshëm. Nuk duhet të punosh për CNN”, Trump i tha Acostas.
“Kur raporton lajme të rreme, gjë që CNN e bën shumë, ti je armiku i popullit”, ai i tha atij.

Shkëmbimi verbal tronditës u bë pasi Acosta e pyeti presidentin për karvanin me emigrantë.
Trump dhe Acosta kanë kohë që kanë një marrëdhënie kontradiktore, pasi gazetari i CNN-it shpesh i bën pyetje presidentit që duken të dizajnuara për të ngjallur reagim nga ai./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?