Protestat në qytetin meksikan Guadalajar kanë shkaktuar një incident të pazakontë ku i është vënë zjarri një zyrtari policor.
Në Meksikë janë duke u organizuar protesta tash e disa ditë për shkak të brutalitetit dhe vdekjes së një të riu, që ndërroi jetë derisa policia po e arrestonte – rast i ngjashëm me atë të George Floyd në SHBA, përcjell portali arbresh.info
Protestat u organizuan pasi që Giovani Lopez u arrestua sepse nuk barte maskë mbrojtëse,ndërsa policët e kishin rrahur për vdekje.
Videoja që qarkullon në rrjete sociale shfaq një grup policësh me motoçikleta, ku në një moment një person i maskuar i derdh shishen me benzinë në shpinën e një zyrtari policor, të cilit më pas i vë flakën. /arbresh.info/
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...