Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ndihet “thellësisht i mërzitur” pas zjarrit që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris, transmeton AA.
“Zjarri që u përhap në katedralen Notre Dame, një nga simbolet e Parisit dhe trashëgimia e përbashkët e njerëzimit, na ka mërzitur thellë”, tha Erdoğan në një postim në gjuhën frënge në rrjetin social Twitter.
“Në emrin tim dhe në emër të popullit tim, i përcjellë popullit francez dëshirat e mia për rimëkëmbje”, shtoi ai.
Turqia u bashkua me botën, duke shprehur tronditje për zjarrin masiv që përfshiu kishën historike të hënën.
“Shkatërrimi i kësaj kryevepre të arkitekturës është një katastrofë për gjithë njerëzimin”, ka shkruar ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.
Shkaku i zjarrit ende ngelet i panjohur, megjithatë, hetimi preliminar ka përjashtuar zjarrvënien si një mundësi.
Notre Dame, një nga pikat më të rëndësishme turistike të Parisit, daton nga shekulli i 14-të.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...