Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po vizitonte pjesën turke të Qipros, vizitoi gjithashtu “qytetin fantazmë” Varosin.
Ky qytet e fitoi këtë pseudonim famëkeq në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur popullata greke u largua nga qyteti pas pushtimit turk. Përveç ushtarëve turq, që nga ajo kohë, pak njerëz kanë hyrë në këtë parajsë turistike deri në mes të tetorit të këtij viti, kur autoritetet turke lejuan vizitorët të hynin në qytet.
Ideja e Erdoganit për të hapur një qytet të vendosur “në tokën e askujt” provokoi reagime të ashpëra nga ana e grekëve. Ata e quajtën atë një “provokim të paparë “.
Udhëheqësi turk tha se padrejtësia e bërë ndaj Qipros veriore nuk mund të pranohej.
“Tani ne duhet të vendosim fatin tonë”, u tha ai gazetarëve në Varos, duke shtuar se ishte e qartë se kush ishin “bosët e vërtetë” në Varos.
Erdogan më 6 tetor njoftoi hapjen e qytetit dhe vetëm dy ditë më vonë autoritetet e Qipros Veriore kanë filluar të lejojnë njerëzit në plazhin e qytetit.
Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis, e karakterizoi këtë lëvizje si një veprim të paligjshëm që shkel ligjin ndërkombëtar dhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB dhe Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis iu drejtua Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, duke dënuar “provokimet nga Turqia”. Siç tha ai në atë kohë, ajo çështje duhet të rihapet në Këshillin Evropian./tetova1/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...