Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një samiti të organizuar nga Organizata Islamike për shkencën dhe teknologjinë që po mbahet në Astana, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë refugjatët nga Mianmari.
“Në Mianmar, vëllezërit tanë myslimanë janë duke përjetuar trajtim abuziv, janë duke u detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ne duhet të zbatojmë çdo përpjekje për të parandaluar qëndrimin e padrejtë ndaj tyre”, tha Erdogan, transmeton portali arbresh.info
“Ne duam që të punojmë me qeveritë e Mianmarit dhe Bangladeshit për të parandaluar këtë dramë”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se për të parandaluar keqtrajtimin që po u bëhet myslimanëve në Mianmar, të gjitha shtetet islamike duhet të punojnë së bashku.
Situata u përkeqësua ndjeshëm me 25 gusht, ku militantët të grupi Arakan sulmuan 30 stacione policore të Mianmarit.
Numri i viktimave nga përleshjet që pasuan mes myslimanëve dhe budistëve ka arritur në 402, ndërsa më shumë 300 mijë Rohingyas janë larguar nga vendi./arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...