Turqia dhe Irani janë duke diskutuar për veprime të mundshme të përbashkëta ushtarake kundër grupeve militante kurde.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë këto komente pas bisedimeve në Ankara mes shefit të shtabit të forcave të armatosura të Iranit dhe liderëve turq, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një konference për shtyp para nisjes për një vizitë zyrtare në Jordani, Erdogan tha se lufta kundër militantëve kurdë do të jetë më efektive dhe më e mundur nëse bashkëpunohet me Iranin.
“Veprimi i përbashkët kundër grupeve terroriste që janë bërë kërcënim, gjithmonë është në krye të axhendës. Kjo çështje është diskutuar mes dy shefave ushtarakë dhe unë kam diskutuar se si do të vijojë më gjërësisht kjo”, tha Erdogan./Arbresh.info
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...