Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se një Këshill i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), që lë fatin e 7 miliardë njerëzve në mëshirën e 5 vendeve, nuk është as i drejtë dhe as i qëndrueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij në përvjetorit e 75-të të OKB-së, presidenti Erdoğan theksoi se, “Pavarësisht nga idealet e përcaktuara, sistemi i OKB-së nuk mund t’i parandalojë konfliktet dhe as t’u jap fund atyre që tashmë kanë filluar”. Siç tha ai, në mënyrë që të fuqizohet sistemi i OKB-së, së pari duhet të reformohet Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Nuk mund t’i tejkalojmë sfidat e sotme përmes strukturave të krijuara për nevojat e shekullit të kaluar”, tha Erdoğan. Sipas presidentit turk, “krijimi i qendrës së OKB-së në Stamboll, në kryqëzimin e kontinenteve, do të mbështesë përpjekjet për paqe dhe stabilitet global”
“Njerëzimit i nevojitet përfaqësim demokratik, transparent, të përgjegjshëm, efektiv dhe të barabartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha presidenti Erdoğan.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës