Uashingtoni duhet të shqyrtojë veprimet e veta nëse dëshiron lirimin e pastorit protestues amerikan Andreë Brunson, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për transmetuesin turk NTV.
“Nëse e doni Brunson, hidhni një sy hapave tuaj”, tha Erdogan, që me sa duket i është drejtuar SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info
Pastori amerikan që kryente veprimtarinë e tij në Izmir është arrestuar nga autoritetet turke në tetor të vitit 2016.
Më 16 prill, një gjykatë turke vendosi të mbajë atë në paraburgim, duke e konsideruar atë si person të rrezikshëm.
Nëse pastori amerikan dënohet me akuza për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016, ai mund të përballet me 35 vjet burg./arbresh.info/
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...