Presidenti turk ,Rexhep Tajip Erdogan, tha se ai nuk do të kthente faqen tjetër dhe premtoi se do vazhdonte t’i quante udhëheqësit evropianë“nazistë ” për sa kohë sa ata e quajnë “diktator”.
“Ju keni të drejtë ta quani Erdoganin një ‘diktator’, por Erdogani nuk e ka të drejtën t’ju quajë ‘fashistë ‘ dhe ‘nazistë ?’”- pyeti në mënyrë ironike lideri turk në një intervistë me “CNN-Turk”.
“Ata akuzojnë dhe e konsiderojnë Erdoganin si diktator – tha ai, duke iu referuar vetes në veten e tretë – kështu unë do të vazhdoj t’i trajtojë në të njëjtat kushte”, tha ai.
Më parë këtë muaj, kreu turk quajti zyrtarët holandezë si “mbetje naziste”, pasi qeveria tërhoqi lejen për mitingun e Ministrit te jashtëm turk në Roterdam. Ai ka kritikuar edhe një numër të madh zyrtarësh lokalë për anulimin tubimeve të ngjashme politike për diasporat turke në qytetet gjermane në muajin mars.
Në një tubim në Stamboll të dielën, Erdogan etiketoi edhe një herë disa udhëheqës evropianë si “nazistë”, duke thënë se ata “do të rikthejnë dhomat e gazit” . Për t’i hedhur benzinë ??zjarrit, Erdogan përfshiu edhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten