Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se nëse programi i avionëve amerikanë F-35 do të përjashtojë Turqinë, atëherë është “i destinuar të jetë një dështim i plotë”.
Zoti Erdogan i bëri komentet gjatë një panairi të industrisë ushtarake, ndërsa Uashingtoni e ka paralajmëruar Turqinë të mos blejë sistemin rus të raketave S-400, pasi kjo do të rrezikonte përfshirjen e Turqisë në programin e avionëve F-35.
Kjo çështje ka thelluar krisjen në marrëdhënien mes dy vendeve aleate.
Uashingtoni thotë se sistemi rus i raketave S-400 do të përbënte kërcënim për programin e avionëve F-35. Turqia e hedh poshtë këtë pretendim dhe kërkon që një komitet i përbashkët të shqyrtojë rreziqet e mundshme. Zoti Erdogan tha se “Turqia nuk pranon imponime në fushën e sigurisë dhe nuk do të pranojë as në të ardhmen”. Ai tha se Turqia ka ndërmarrë hapa për të prodhuar avionin e saj luftarak, si dhe synon të prodhojë gjithashtu avionë pa pilot.
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...