Pas takimit katër-palësh mbi Sirinë në Londër me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se takimi kaloi “mjaft mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u mbajt para samitit të NATO-s në rezidencën e kryeministrit britanik në “10 Downing Street”.
Liderët e katër vendeve diskutuan operacionin e Turqisë që ka objektiv YPG/PKK-në terroristë në Sirinë veriore.
Turqia më 9 tetori nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.
Sipas dy marrëveshjeve të ndara me SHBA-të dhe Rusinë, Turqia pauzoi operacionin për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e Sirisë.
Ankaraja synon që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për t’i hapur rrugën kthimit të sigurt të 2 milionë refugjatëve sirianë.
Gjatë qëndrimit të tij në Londër, presidenti Erdoğan në mbrëmje po ashtu do të marrë pjesë në dy pritje të ndara ku do të takojë liderët e NATO-s. Pritjet do të mbahen në Pallatin Buckingham nga Mbretëresah Elizabeth dhe më vonë në “10 Downing Street” nga kryeministri Johnson.
Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Vuçiq: Prisja që Trump të ishte më i ashpër ndaj qeverisë së...
Erdogan i prerë me Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke...
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë