Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi të dielën se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-DEASH, 950 kilometra katrorë të territorit sirian në rajonin kufitar të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Operacioni në Afrin nuk është i natyrës pushtuese por ka për qëllim të çlirojë zonat nga terroristët e YPG/PKK dhe DEASH dhe të njëjtat t’ua kthejë banorëve lokal”, tha Erdoğan në kongresin e sotëm të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.
Ai tha se që nga fillimi i operacionit në Afrin janë neutralizuar 3.300 terroristë dhe se banorët lokal tashmë kanë filluar të kthehen në zonat e çliruara të Sirisë.
Erdoğan rikujtoi se Turqia ndan me Sirinë një vijë kufitare prej 911 kilometra, siguria e së cilës rrezikohet nga organizatat terroriste dhe regjimi sirian.
Presidenti turk adresoi kritika të ashpra në llogari të NATO-s, nga shkaku i pasivitetit të saj në raport me kërcënimet ndaj Turqisë në aspektin e sigurisë.
“Kur e ka ndërmend NATO të vihet në anën e Turqisë, lidhur me të gjitha zhvillimet në Siri dhe rajon?”, tha ai.
Muajin e kaluar Turqia shënoi 65 vjetorin e anëtarësimit në NATO, e cila çdo sulm mbi një anëtare të saj duhet ta trajtojë si sulm të Aleancës në tërësi. Kufiri jugor i Turqisë është njëherësh kufiri i jashtëm i NATO-s, por Aleanca nuk përkrahu Turqinë pas sulmeve të shumta raketore në territorin e saj nga Siria.
Operacioni “Dega e Ullirit” ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.
Shtabi i Përgjithshëm tha se vetëm sot janë çliruar 14 lokalitete në drejtim të Afrinit./AA/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...