Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar një mesazh solidarizimi për qytetarët e prekur nga tërmeti me magnitudë 6,6 ballë që goditi brigjet e Egjeut në rrethin Seferihisar të Izmirit.
“U uroj të shkuara të gjithë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti në Izmir”, shkroi presidenti turk në Twitter.
“Ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. U mobilizuam me të gjitha institucionet tona përkatëse dhe ministrat tanë për të filluar punën e nevojshme në rajon”, tha Erdoğan./AA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...