Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan lëshoi një “lumë” akuzash ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
“O Netanjah, sillu mirë! Je tiran! Je një tiran që masakron fëmijët 7-vjeçarë palestinezë”, tha kreu i shtetit turk.
Më tej, Erdogan ka sjellë edhe argumente fetare kundër hyrjes së forcave izraelite në vendet e shenjta myslimane. “Mos na provokoni. Nuk do të biem në kurthin tuaj. Ne nuk kemi bërë të njëjtën gjë me sinagogat tuaja, e as kemi shtypur besimtarët hebrenj”, ka thënë Erdogan.
Tensionet mes Turqisë, si mbrojtëse e palestinezëve, dhe Izraelit janë shfaqur në një retorikë më të ashpër se kurrë orët e fundit, ku dy udhëheqësit kanë lënë mënjanë çdo etikë dhe parimet e diplomacisë.
Shkëmbimi i etiketimeve në distancë nisi pas një deklarate të kryeministrit izraelit, ku Izraelit iu referua si komb-shtet i popullit hebre, gjë që në Ankara u interpretua si racizëm i paturp. Këtyre akuzave, nga Jerusalemi iu përgjigj Netanyahu, me fjalët se Erdogan është një diktator që sulmon demokracinë në Izrael, ndërkohë që në vendin e tij, burgjet po mbushen me gazetarë dhe gjykatës./tch
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?