Turqia dhe Kroacia kanë rënë dakord që të forcojë marrëdhëniet e tyre bilaterale, ka deklaruar Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne kemi rënë dakord që të forcojmë bashkëpunimin mes Turqisë dhe Kroacisë në nivelin internacional”, shtoi ai, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Presidenten e Kroacisë, Kolinca Grabar-Kitarovic në Ankara, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Erdogan ka shtuar se të dy liderët diskutuan për lidhjet ekonomike, tregtare, kulturore dhe politike, gjithashtu është diskutuar edhe për situatën në rajon, përfshirë Sirinë dhe Irakun.
Presidenti turk ka kërkuar nga homologia e tij që të vëzhohet situata në Bosnje e Hercegovinë.
Kitarovis tha se Kroacia dhe Turqia kanë raporte shumë të mira, megjithatë ka vend për përmisime, sidomos në fushën ekonomike dhe atë të investimeve./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër