Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja do të rinisë operacionin kundër forcave kurde në veri të Sirisë të martën në mbrëmje, nëse ato nuk tërhiqen nga “zona e sigurt”.
Turqia, me këmbënguljen e SHBA-së, u pajtua të enjten për të ndërprerë ofensivën derisa luftëtarët kurdë të tërhiqen rreth 30 kilometra larg kufirit të saj.
“Nëse premtimet mbahen deri të martën mbrëma, zona e sigurt do të zgjidhet. Nëse dështojnë, operacioni do të rinisë sapo të bëhen 120 orë”, tha Erdogan.
Ai shtoi se forcat e armatosura turke do të mbeten në rajon, pasi “siguria e kërkon një gjë të tillë”.
Por, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri – tha se sulmet ajrore të Turqisë kanë vazhduar edhe të premten në fshatin Bab al-Kheir.
Sipas Vëzhguesit, 14 civilë janë vrarë.
Turqia e ka nisur operacionin e saj më 9 tetor për të pastruar, siç ka thënë, zonën e saj kufitare nga terroristët.
Turqia i konsideron terroriste milicitë kurde në Siri dhe thotë se ato janë pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit – grup ky që ka luftuar me dekada për autonominë kurde brenda Turqisë.
Ofensiva turke, e cila ka zgjatur tetë ditë, thuhet se ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur, ndërsa ka detyruar mijëra të tjerë të zhvendosen.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Erdogan e ka siguruar atë se ai do që armëpushimi me forcat kurde në veri të Sirisë të funksionojë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...