Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se Jerusalemi “nuk është në shitje” duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar të martën nga homologu amerikan, Donald Trump.
“Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan.
“Jerusalemi është linja jonë e kuqe (…) Jerusalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm.
Jerusalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare./zyrtare/
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë