Presidenti i Turqisë, Rexheop Taip Erdogan, ka kritikuar ashpër gazetarët, duke i akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e prokurorit, Mehmet Selim Kiraz javën që shkoi në Stamboll.
Qeveria turke ka reaguar ndaj publikimit të fotografive në të cilat prokurori mbahej peng nga një grup majtist me revole në kokë. Pas kësaj është bllokuar qasja në Facebook, Twiter dhe Youtube.
Erdogan i cili në shumë raste është kritikuar për cenim të fjalës së lirë, po ashtu i ka akuzuar disa nga gazetarët duke iu thënë “vrasës dhe hajna”, transmeton AFP.
“Shoqatat e gazetarëve e cila ka hapur faqet dhe ekranet e tyre me propagandë terroriste janë pjesëmarrës në vrasjen e prokurorit tonë”, ka deklaruar Erdogan në adresimin e rregull javor.
Erdogan ka porositur se do të dënohe mediat që janë në anën e terroristëve.
“Në shtetet perëndimore që konsiderohet demokracia më e lartë. Një situatë e tillë asnjëherë nuk do ndodhte”, ka thënë Erdogan.
Në ato vende sipas presidentit turk, mediat të cilat mbështesin terrorizmin do duhej të mbylleshin.
Erdogan ka thënë se disa njerëz që tradhtojnë për gazetarë në të vërtetë janë terroristë. “Ata janë vrasë të policëve, janë hajna që vjedhin nga bankomatet. Ata kanë vrarë ushtarët dhe ata kanë gjuajtur me bomba”, ka thënë Erdogan.
Derisa grupe perëndimore për të drejtat e njeriut që akuzojnë Turqinë për mbyllje të gazetarëve “ata njerëz në të vërtetë janë terroristë”, tha Erdogan.
Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar për mbrojtje të gazetarëve, Turqia gjendet ndër vendet e para kur është fjala për mbylljen e gazetarëve në vitin 2012, 2013 që në vitin 2014 gjendja të përmirësohet, ku ky shtet ka marrë vendin e dhjetë, transmeton agjencia franceze.
Erdogan më herët ka deklaruar se shteti i tij e ka lirinë e mediave më të mirën në botë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...