Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë.
Në takimin që zhvilloi ai me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë teksa kanë nisur edhe bisedimet zyrtare për përgatitjet.
Ai saktësoi se vizita do të jetë në muajt e ardhshëm, siç shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’, shkruan lapsi.
Kryeministri Rama e ka vizituar disa herë Turqinë kohët e fundit para dhe pas zgjedhjeve, teksa me qeverinë e Erdogan kanë nënshkruar marrëveshje në disa fusha teksa nuk mund të harrohet ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit nga turqit për 3 muaj, para ’25 prillit’.
Po ashtu Turqia është përfshirë edhe në procesin e rindërtimit në zonën e Laçit.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...