Presidenti turk Recep Tayyip Erodgan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë diskutuar tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore e Iranit, duke u pajtuar që vendimi i Donald Trump ishte i gabuar.
Dy udhëheqësit diskutuan lëvizjen e SHBA-ve përmes telefonit, dhe theksuan që ishte një gabim, thotë një burim turk sipas RIA-Novosti, transmeton portali arbresh.info.
Erdogan dhe Putin kanë ndarë mendimin që “Marrëveshja e Përbashkët e Veprimit ishte një sukses diplomatik, i cili duhet të ruhet”, thuhet më tej.
Publikimi zyrtar në faqen e internetit të Kremlinit thotë se të dy udhëheqësit diskutuan për largimin amerikan nga marrëveshja dhe rëndësinë e marrëveshjes, por nuk përmend në mënyrë specifike asnjë dënim.
Sipas burimit, udhëheqësit turk dhe rus gjithashtu shprehën shqetësim rreth përshkallëzimit të fundit të tensioneve në Siri, pasi Izraeli kreu një sulm ajror masiv kundër objektivave iranianë në vend herët të enjten./Arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...