Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan lidhur me çështjen e Idlibit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga rezidenca e Kremlinit njoftohet se Putin dhe Erdoğan zhvilluan në bisedë telefonike ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 5 mars mes Rusisë dhe Turqisë.
Në bisedën mes Putin dhe Erdoğan u theksua se është mirëpritur ulja e ndjeshme e tensionit në rajonin e deeskalimt Idlib të Sirisë.
Në bisedë ndër të tjera u nënvizua sigurimi në mënyrë të qëndrueshme i armëpushimit dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë nëpërmjet ministrive të mbrojtjes së Rusisë dhe Turqisë me qëllimin për ta bërë më të qëndrueshëm situatën.
Dy liderët gjithashtu u dakordësuan që të mbajnë dialog në mënyrë të rregullt në nivele të ndryshme, përfshirë kontaktet personale.
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...