Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ushtria turke po kryen operacione kundër rebelëve të cilët konsiderohen “terroristë” në Irak.
Në lidhje me deklaratën e tij ka reaguar Bagdadi zyrtar, i cili ka theksuar se nuk do të rrijë duarkryq në rast të ndonjë veprimi nga ana e Turqisë, transmeton portali arbresh.info
Erdogan ka shtuar se “operacionet” në Sinjar kanë filluar me evakuuimin e zonës malore të luftëtarëve të PKK-së.
Sinjari është një pikë e rëndësishme strategjike për Turqinë, sepse kufizohet në veri-perëndim nga territory sirian i kontrolluar nga qeveria siriane.
Një bazë ushtarake turke ndodhet pranë qytetit dhe me kontrollin e saj të Sinjarit, Turqia do t’i ndalojë kurdët nga korridori sirian-irakian.
Sipas burimeve ushtarake në Irakun e veriut, numri i luftëtarëve të PKK në rajon është rreth dy mijë luftëtarë.
PKK ka kryer një kryengritje në territorin turk që nga viti 1984, ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 40 mijë njerëz.
Ankaraja dhe aleatët e saj e përshkruajnë PKK-në si “organizatë terroriste”./arbresh.info/
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...