Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian, që të ndajë mendjen nëse dëshiron të vazhdojë ose të ndërpresë bisedimet për anëtarësimin e e vendit të tij në bllok.
Turqia ka reaguar ashpër pas një debate politik në Gjermani, ku u bë thirrje që t’i ipet fund negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, transmeton portali arbresh.info
Erdogan ka theksuar se nuk do lejojë që vendi të kthehet në një ‘oreks bisedash’ saherë që zhvillohen zgjedhje në vendet europiane.
“Ata ose duhet të mbajnë premtimin për vazhdimin e negociatave, ose të thonë që nuk duan të vazhdojnë rrugën e nisur për Turqinë”, tha ai.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një debat politik përpara zgjedhjeve në Gjermani, tha se Turqia është duke u larguar me shpejtësi të madhe nga hapat demokratikë, ndërsa rivali i saj Martin Schulz, tha nëse do të zgjidhej kancelar i vendit, ai do t’u jepte fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE./arbresh.info/
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...