Türkiye e di se ata që nxisin prishjen e paqes përmes ngacmimeve në Detin Egje, në çdo moment veprojnë si “mashë” e dikujt tjetër, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne e dimë se ata që nxisin prishjen e qetësisë në Egje në çdo rast me ngacmimet dhe paturpësinë e tyre janë vetëm masha”, tha Erdoğan në një ceremoni ushtarake në Istanbul.
Erdoğan shtoi se Türkiye është gjithashtu e vetëdijshme për zhurmën që po bëhet në Mesdheun Lindor për të minuar interesat e vendit.
Deklaratat e tij erdhën pasi avionët turq të angazhuar në misionet e NATO-s mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor më 23 gusht u ngacmuan nga një sistem grek i mbrojtjes ajrore S-300 i prodhimit rus, i vendosur në ishullin e Kretës.
Zyrtarët ushtarakë grekë kanë mohuar rrëfimin turk për incidentin, i cili cilësohet si “armiqësor” sipas Rregullave të Angazhimit të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiye-s po përgatitet të dërgojë të dhënat e radarit nga incidenti tek Sekretariati i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministritë e mbrojtjes të anëtarëve të aleancës.
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...