Demokrati, Joe Biden tani është në epërsi ndaj presidentit aktual, Donald Trump kur ende po vazhdon numërimi i votave nga zgjedhjet e (SHBA-ve).
E kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa e ka uruar Donald Trumpin, pasi konsideron se ky i fundit tashmë e ka fituar edhe një mandat si president i SHBA-së.

“Është mjaft e qartë që populli amerikan ka zgjedhur Donald Trump dhe (zëvendëspresidentin) Mike Pence për katër vjet të tjera. Vonesa dhe mohimi i mëtejshëm nga MSN do të shërbente vetëm për të theksuar triumfin e fundit të presidentit. Urime Partisë Republikane për rezultatin e fortë në të gjithë SHBA-në”, tha Jansa, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, edhe si ai kritik shumë i madh i Bashkimit Evropian (BE).
Ndryshe, Donald Trump e shpalli fitoren në një paraqitje, ndërsa bëri thirrje për ndaljen e numërimit të fletëvotimeve dhe akuzoi demokratët se po i vjedhin votat. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...