Policia është duke punuar në zbardhjen e motivit prapa sulmit masiv, ku mbetën të paktën 59 të vdekur e më shumë se 527 të plagosur në një koncert në Las Vegas.
Sulmuesi Stephen Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr në katin e 32-të të hotelin Mandalay Bay në një festival muzikor, transmeton portali arbresh.info

Policia ka gjetur 23 armë në dhomën e tij të hotelit, si dhe 19 armë zjarri dhe eksplozivë në shtëpinë e tij në Nevada.
Por ende nuk ka ndonjë arsye të qartë për vrasjen.
Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, pavarësisht nga një pretendim nga i ashtuquajturi Shtet Islamik. Disa hetues kanë sugjeruar çështje psikologjike, por nuk ka konfirmim për këtë./arbresh.info/

Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje