Emigrantët, Italia bën thirrje për deportim masiv

22:56 | 2 Janar 2017
Trina Galanxhi

Sulmet terroriste në Evropë kanë ‘ngritur në këmbë’ autoritetet italiane të cilët kërkojnë deportimin e shumë refugjatëve dhe emigrantëve ilegalë.

Paolo Gentilono do të marrë një qëndrim më të ashpër sesa kolegu i partisë së tij Mateo Renzi sa u përket refugjatëve, transmeton arbresh.info.

Një raport dy faqe është dorëzuar në të gjitha stacionet e policisë në Itali për të rritur përpjekjet për deportimin e emigrantëve ekonomikë.

Dokumenti është hartuar nga shefi i policisë Franco Gabrielli dhe është botuar në gazetën Corriere della Sera.

Italia do të hapë 16 qendra të paraburgimit për emigrantët sipas rregullave të reja, kur të burgosurit do të qëndrojnë aty deri në momentin e deportimit.

Vitin e kaluar numri i emigrantëve që kanë arritur në Itali është pesëfishuar.

Më shumë se gjysmë milioni emigrantë kanë arritur në Itali gjatë tre viteve të fundit.

Zyrtarët kanë theksuar se numri i të vdekurve në Mesdhe ka kaluar numrin 4,400. Italia gjatë vitit të kaluar është vërshuar kryesisht nga emigrantët që nga Libia kalonin në Itali.

Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara javën e kaluar ka publikuar shifrat ku besohet se mbi 180,000 njerëz kanë kaluar nga Deti Mesdhe në vitin 2016./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale