Dhjetëra emigrantë afrikanë u xhiruan duke u dyndur në një plazh nudist të Spanjës, ditën e premte.
Pamjet dramatike, të xhiruara në plazhin e Tarifës tregojnë një grup prej më shumë se 30 emigrantësh që zbresin nga një barkë përpara se të shkojnë në pyjet përreth plazhit, për t’iu shmangur rojeve kufitare spanjolle.
Fotot vijnë pasi kryebashkiaku i portit të afërt spanjoll të Algeciras paralajmëroi se qyteti i tij është në prag të një “krize të re migruese”, pasi 1000 të sapoardhura e “përmbytën” qytetin e tij vetëm në javën e fundit. José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikohej të bëhej “Lampedusa e re”, një ishull italian i cili ishte mbytur me emigrantë.
Spanja e ka tejkaluar Italinë si destinacionin e preferuar për ardhjen e emigrantëve në Evropë këtë vit, pasi ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, paraqiti një ndalim të përgjithshëm të anijeve migrante që hyjnë në portet e vendit./tch/

Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...